Sot është Dita ndërkombëtare e Egjptianëve të Ballkanit
M.Miftari/RTKlive
24 qershori njihet si Dita Ndërkombëtare e Egjiptianëve të Ballkanit, në kujtesë të mbledhjes së parë të Asamblesë të mbajtur në Ohër, në Maqedoninë e Veriut më 24 qershor 1990.
Prej tetorit 2017, egjiptianët në Shqipëri njihen si një pakicë kombëtare sipas ligjit Nr. 96/2017 mbi “Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë”.
Për të festuar 24 qershorin, programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës ROMACTED mbështeti Bashkinë Përmet në përgatitjen e një dokumentari dhe koncerti virtual të titulluar “Nën gjurmët e mjeshtrave të mëdhenj”. Kjo nismë është pjesë e projektit të Bashkisë Përmet nën skemën e granteve të vogla prej programit ROMACTED, zbatuar prej Shoqatës Multifuksionale për Kulturë, Arsim dhe Zhvillim, e cila synon promovimin dhe trashëgiminë e traditës dhe kulturës të pakicës egjiptiane.























