Brozovic, mes Arabisë dhe Barcelonës: Xavi, presion ndaj mesfushorit
RTSH
Ndërsa Interi pret fjalën e fundit, ndoshta vendimtare, nga Al-Nassr për Marcelo Brozovic, nga Barcelona, më konkretisht Xavi dëshiron që mesfushori kroat të zërë vend në mesfushë, e cila sapo ka parë largimin e Sergi Busquets drejt Inter Miami.
“Mundo Deportivo” pranon se kërkesat e para nga trajneri katalanas ishin Joshua Kimmich (Bayen Monaco) dhe Martín Zubimendi (Real Sociedad), por Barça nuk ka një hapësirë kaq të madhe për manovrim ndërsa 25 milionët e kërkuara nga zikaltërit për Brozovic mund të jenë në lartësinë e duhur për një lojtar që është 30 vjeç dhe madje edhe në finalet e fundit të sapo luajtur (Champions dhe Nations League) ka treguar se përshtatet në mënyrë të përkryer me futbollin në nivelet më të larta.
Interi është në pritje dhe beson se mund të zhbllokojë situatën, në një drejtim ose në një tjetër, brenda javës së ardhshme: arabët pritet të rrisin ofertën për t'iu afruar 25 milionëve të kërkuara (oferta e fundit ishte afër 22 milionë).
Shitja e Brozovic do të jepte më pas burimet e nevojshme për të mbyllur operacionin për Davide Frattesi, për të cilin bisedimet me Sassuolo janë shumë të avancuara, por është një marrëveshje e bërë më komplekse duke pasur parasysh konkurrencën nga Milani, Juventusi dhe Roma.























