Prigozhin largohet për në Bjellorusi, akuzat hidhen poshtë
Përgatiti: M.Miftari/RTKlive
(Plotësuar në 22:45). Mediat shtetërore ruse raportojnë se shefi i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, do të largohet për në Bjellorusi.
Sipas raportimeve, akuzat kundër tij dhe grupit të tij do të hidhen poshtë “për të shmangur gjakderdhjen”, raporton edhe Rel.
Prigozhin dhe grupi i tij u akuzuan për nxitje të rebelimit të armatosur kundër ushtrisë ruse.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se mercenarët e Wagnerit që dëshirojnë të nënshkruajnë kontratë me Ministrinë ruse të Mbrojtjes, mund ta bëjnë këtë, dhe se luftëtarët që morën pjesë në rebelimin e sotëm, nuk do të ndiqen penalisht.
Prigozhin dha urdhrin për rebelim mbrëmjen e 23 qershorit, duke akuzuar ushtrinë ruse për sulme vdekjeprurëse kundër forcave të tij në Ukrainë.
Por, pas gati 24 orësh, ai u dha urdhër forcave të tij që të tërhiqen, për të shmangur, siç tha edhe ai, gjakderdhjen.
Vendimi u mor pas negociatave me udhëheqësin bjellorus, Aleksandr Lukashenko.
Mercenarët e Wagnerit, në orët e para të së shtunës, morën kontrollin e qytetit Rostov-on-Don, pranë kufirit me Ukrainën, dhe u nisën drejt Moskës.
Prigozhin tha se njerëzit e tij ishin vetëm 200 kilometra larg Moskës, kur vendosi t’i kthejë ata.
Ai nuk tha nëse Moska i është përgjigjur kërkesës së tij për të shkarkuar ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
Presidenti rus, Vladimir Putin, i cilësoi veprimet e Wagnerit si “tradhti”.
SHBA-ja dhe aleatët e saj thanë se kanë përcjellë nga afër ngjarjet në Rusi.
Wagner ndal rrugëtimin drejt Moskës, ndërhyn Llukashenko
(Plotësuar në 20:00). Për të shtensionuar situatën në Rusi ka nderhyrë presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, i cili ka zhvilluar një bisedë me kreun e grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin. Thuhet se pas kësaj bisede, Prigozhin ka pranuar që trupat e tij të mos lëvizin drejt Moskës, raporton kanali rus i lajmeve Rossiya 24.
“Prigozhin pranoi propozimin e Lukashenkos për të ndaluar lëvizjen e Wagnerit në territorin rus dhe për hapat e mëtejshëm për uljen e tensioneve”, raporton Rossiya 24, duke cituar shërbimin për shtyp të Lukashenkos.
Sipas burimit të njëjtë të cilin e transmeton edhe REL, presidenti rus, Vladimir Putin, është dakorduar për këto bisedime.
Ndryshe gjatë gjithë ditës situata në Rusi ka qenë dramatike. Duke u bazuar në mjetet e informimit, forcat e armatosura të Wagnerit kanë marshuar drejt Moskës, ndonëse një grup nacionalistësh nën udhëheqjen e një ish-zyrtar i FSB-së, si dhe trupat çeçene kanë paralajmëruar ballafaqimin me formacionin ushtarak Wagner.
(Plotësuar, ora 15:35)Putin nënshkruan ligjin e ri
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj të ri që parashikon 30 ditë burg për shkeljen e gjendjes së jashtëzakonshme ushtarake.
Kështu bën të ditur media suedeze SvenskaDagbladet, duke u bazuar në agjencinë shtetërore ruse të lajmeve RIA.
Trupat çeçene rrugës për në Rostov
Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov thotë se forcat e tij çeçene janë gati të ndihmojnë në rrëzimin e kryengritjes së organizuar nga Jevgeni Prigozhin, udhëheqës i grupit mercenar Wagner, duke përfshirë edhe përdorimin e"mjeteve të rënda" luftarake.
Kadyrov postoi një mesazh në kanalin e tij Telegram të shtunën, duke i quajtur veprimet e Prigozhinit një "goditje në shpinë,", nofton Reuters transmeton RTKlive
Ai tha gjithashtu se forcat çeçene po shkonin drejt "zonave të tensionuara" dhe do të vepronin "për të ruajtur njësitë ruse dhe për të mbrojtur statusin e saj si një shtet i pavarur."
Në rrjetet sociale kanë qarkulluar fotografi të trupave çeçene që drejtohen në drejtim të Rostov-on-Don.
(Plotësuar, 14:56) Presidenti rus Putin dyshohet se është në Kremlin
Sekretari i shtypit i Kremlinit, Dmitry Peskov, pretendon se presidenti rus Vladimir Putin punon normalisht në Kremlin, edhe pse forcat e Wagnerit kanë kërcënuar se do të përmbysin regjimin ushtarak të vendit, njofton AFP, transmeton RTKlive.
(Plotësuar, ora 14: 44, sipas kohës sonë) Prigozhin pretendon se forcat Wagner kapën selinë e distriktit ushtarak jugor të ushtrisë ruse në Rostov
Jevgeni Prigozhin, kreu i grupit mercenar Wanger, pretendon se trupat e tij kapën selinë e distriktit ushtarak jugor të ushtrisë ruse në Rostov-on-Don pa qëlluar, sipas Reuters, transmeton RTKlive.
Megjithatë, ai tha se ushtria ruse kishte qëlluar mbi trupat në rrugën e tyre për në Rostov.
Rusia paralajmëron për kufizime në përdorimin e internetit
Shërbimi Federal i Mbikëqyrjes së Komunikimeve të Rusisë, ose ‘Roskomnadzo’r, paralajmëron për kufizime të mundshme në përdorimin e internetit në territorin e "operacionit antiterror", pra rajonet e Moskës dhe Voronezhit.
Kjo u raportua nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, njofton HS, transmeton RTKlive
(Plotësuar, ora 14:24) Rusia në prag të katastrofës
Një grup nacionalistësh rusë planifikojnë të kundërpërgjigjen rebelimit të Vagnerit
Një grup nacionalistësh rusë pro luftës, të udhëhequr nga një ish-zyrtar i FSB-së, ka deklaruar të shtunën se planifikonte të organizonte një plan veprimi në përgjigje të kryengritjes së grupit mercenar Wagner. Kjo është raportuar nga agjencia e lajmeve Reuters.
Grupi, i cili e quan veten "Klubi i Patriotëve të Zemëruar", tha në një deklaratë se një luftë civile mund të çojë në një humbje poshtëruese ushtarake për ushtrinë ruse në Ukrainë dhe paralajmëroi se Rusia ishte në prag të katastrofës.
Reagimet në botë për situatën në Rusi
Pas rebelimit të forcave ushtarake Wagner në Rusi, kundrejt udhëheqjes aktuale ruse, më konkretisht presidentin rus Vladimir Putin, duke krijuar gjendje kaosi në Rusi kanë reaguar një numër i madh shtetesh.
Tri luftanije e NATO-s do të ankorohen në Suedi, në Frihamnen, në Stokholm.
"Kjo është një vizitë rutinë. Vijnë në portin detar për t’u rimbushur furnizimet dhe për të pushuar ekuipazhin. Ne marrim rreth 30 vizita në vit," thotë Marie Tisäter, zëdhënëse në Forcat e Armatosura Suedeze.
Anijet janë të gjata mbi 120 metra dhe shoqërohen përmes arkipelagut nga Roja Bregdetare dhe Policia Detare.
Ish-kryeministri dhe ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt, ka reaguar për situatën kaotike në Rusi pas rebelimit të formacionit ushtarak Wagner.
Ai përmes rrjetit social Twitter ngre shumë pikëpyetje, duke konkluduar se “epoka e re e trazirave në Rusi ka filluar”.
"Shumë pyetje. Kush do të fitojë? Nuk ka gjasa të jetë Prigozhin në fund të ditës, por si dhe kur do të humbasë ai? Dhe Putin do të humbasë gjithashtu, sepse stabiliteti bazë i regjimit të tij është shkatërruar. Epoka e re e trazirave në Rusi ka filluar", ka shkruar Bild.
Norvegjia fton shtetasit e vet të largohen nga Rusia
Norvegjia u kërkon të gjithë shtetasve norvegjezë të largohen nga Rusia.
"Janë 96 norvegjezë në Rusi për momentin. Është e rrezikshme të jesh atje tani, kështu që u kërkojmë të gjithë norvegjezëve të largohen nga Rusia," tha ministri i jashtëm Anniken Huitfeldt gjatë një konference shtypi, njofton Aftenposten, transmeton RTKlive.
Kremlini: Erdogan mbështet Putinin
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, shprehu mbështetje të plotë për presidentin rus, Vladimir Putin.
Erdogan përmes një telefonate ka shprehur mbështetje Putinit lidhur me kryengritjen e Grupit Wagner, bën të ditur Kremlini zyrtar.
"Presidenti i Rusisë dha informacion rreth situatës në vend në lidhje me një tentativë kryengritjeje të armatosur. Presidenti i Republikës së Turqisë shprehu mbështetje të plotë për masat e marra nga udhëheqja ruse," njofton zyra e presidentit rus, Putin, njoftojnë mediat skandinave, transmeton RTKlive.
Ministri i Jashtëm suedez, Billström:Situata në Rusi, e rëndë
Ministri i Jashtëm suedez, Tobias Billström, ka reaguar për situatën dramatike në Rusi.
Ai, në mediumet suedeze ka thënë se qeveria suedeze po ndjek nga afër zhvillimet në Rusi.
Reagimin ndaj një situate të tillë kaotike në Rusi, e ka bërë Finlanda, si shtet fqi i Rusisë.
Kështu, kryeministri Petteri Orpo duke analizuar gjendjen në Rusi, ka parë të arsyeshme që të kontaktojë me shtetet fqinje, me Estoninë e Letoninë.
Lidhur me këtë situate dramatike në Rusi, kryeminnistri finlandez ka folur me kryeministrat e Estonisë dhe Letonisë.
"Ramë dakord për bashkëpunim të ngushtë," ka shkruar kryeministri finalndez, Petteri Orpo, në llogarinë e tij në Twitter.
Si kryeministrja estoneze, Kallas, ashtu edhe homlogu i saj letonez, Krisjanis Karins, njoftuan në llogaritë e tyre në Twitter më herët të shtunën se kishin rritur kontrollet në kufijtë e tyre lindorë.
Gjithashtu edhye presidenti finlandez Saulo Niinistö dhe ministri i Jashtëm, Valtonen po i ndjekin nga afër zhvillimet në Rusi
Situata dramatike në Rusi ka zgjuar gjithashtu vëmendjen edhe në Britaninë e Madhe.
Kështu, Komiteti i Emergjencave në Britaninë e Madhe është mbledhur për të diskutuar situatën në Rusi.
Komiteti i Emergjencave i qeverisë britanike, ose "Kobra", do të mblidhet sot për të diskutuar situatën në Rusi, bërit të ditur perms Twitter-it gazetarja e BBC, Laura Kuenssberg.
Sipas Kuennsberg, kryeministri Rishi Sunak pritet të zhvillojë bisedime me aleatët e vendit.
(Plotësuar, ora 13:00) Ushtria ruse ka hapur zjarr ndaj trupave Wagner pranë Voronezh
Helikopterët e ushtrisë ruse kanë hapur zjarr ndaj trupave të grupit mercenar Wagner në autostradën M4 jashtë qytetit Voronezh, sipas një dëshmitari okular.
Dëshmitarët thanë më parë se forcat Wagner kishin kaluar qytetin e Voronezh të shtunën pasdite.
(Plotësuar, ora 12:00) Trupat Wagner janë duke marshuar në drejtim të Moskës
Sipas dëshmitarit okular, trupat Wagner janë duke marshuar në drejtim të Moskës.
E një analist në CNA, një organizatë e specializuar në çështjet e sigurisë, i cili foli në kushte anonimiteti, bëri të ditur se grupi po shkon drejt veriut në autostradën M4 për në Moskë.
Sipas tweet-it të analistit, qeveria ruse "duhet të shqetësohet" se trupat Wagner do të jenë në gjendje të mbajnë pajisje të tilla të rënda qindra kilometra përgjatë rrugës kryesore.
Guvernatori i rajonit të Lipetskut, Igor Artamonov, tha më parë të shtunën se autostrada M4 ishte mbyllur rreth 400 kilometra nga Moska.
Udhëheqësi i Wagner Prigozhin ka thënë më parë se trupat do të udhëtojnë në Moskë, në qoftë se ai nuk është në gjendje të diskutojë situatën me udhëheqjen e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

























