Zelensky i bindur që Putin është larguar nga Moska
BKT
Rajoni dhe Bota

Zelensky i bindur që Putin është larguar nga Moska

Përgatiti: M.Miftari/RTKlive

Kryengritja e Wagnerit tregon se liderët në Rusi nuk kanë më kontroll mbi situatën në vend.

Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në ‘Telegramkanal’.

Gjithashtu, ai është i bindur se presidenti Vladimir Putin tashmë është larguar nga Moska.

“Njeriu nga Kremlini është padyshim shumë i frikësuar dhe ndoshta po fshihet diku, qӕ të mos shfaqet fare”, ka thënë Zelensky.

“Ai e di se nga çfarë ka frikë, sepse e ka krijuar vetë kërcënimin. Gjithë të këqiat, të gjitha humbjet, gjithë urrejtja. Ai po e përhap atë vetë.”

Më herët, të shtunën, të dhënat nga faqja e fluturimit ‘Flightradar’ besohet se avioni presidencial rus u ngrit nga një aeroport në Moskë në drejtim të Shën Petersburg gjatë pasdites. 

Ndryshe, Kremlini ka mohuar lajmin se Putin është larguar nga Moska dhe thotë se ai është ende duke punuar në kryeqytet.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota