Rebelimi i Prigozhinit një katastrofë për Putinin
Përgatiti: M.Miftari/RTKlive
Ky është makthi i Putinit - një luftë civile në Rusi. Pronari i Grupit Wagner, JevgeniPrigozhin (Yevgeny Prigozjin), vështirë se ka një shans, por rebelimi i tij është gjëja e fundit që i duhet ushtrisë ruse dhe Putinit.
“Ne po marshojmë drejt Moskës”, i ka deklaruar Jevgeni Prigozhin zëvendësministrit rus të Mbrojtjes Junus- Bek Jevkurov (Yunus-Bek Yevkurov) në një bisedë të filmuar në Rostov-on-Don.
Biseda ishte po aq e çuditshme dhe e çrregullt sa edhe shumë informacione të tjera që dalin jashtë Rusisë për grushtin e shtetit të Prigozhinit, njofton Hufvudstadsbladet, transmeton RTKlive.
Zëvendësministri i Mbrojtjes Jevkurov dhe zëvendës- shefi i Shtabit Vlladimir Aleksejev (Vladimir Alekseyev) për "negociatat" me një Prigozhin, të armatosur deri në dhëmbë, i cili me një kallashnikov të varur në prehër, njofton se grupi Wagner kërkon që lidershipi i lartë ushtarak rus të dorëzohet, tek grupi Wagner.
Më konkretisht, ai kërkon që ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefi i shtabit Valery Gerasimov t'i dorëzohen grupit Wagner.























