10:55 / 26.06.2023
Borrell: Lufta që filloi Putini tani po i kundërvihet atij
Përgatiti: M.Miftari/RTKlive
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Marrëdhënie me Jashtë, Josep Borrell, thotë se tentativa për rebelim në Rusi është rezultat i luftës së presidentit Vladimir Putin në Ukrainë. Për të ky është përfundimi më i rëndësishëm nga ngjarjet e fundjavës.
Borrell e përshkroi luftën si një përbindësh të krijuar nga Putin.
"Ai përbindësh po e kafshon tani, përbindëshi po punon kundër krijuesit të tij", tha Borrell, njofton HS, transmeton RTKlive.
“Sistemi politik po tregon cenueshmërinë e tij dhe fuqia e ushtrisë po shkatërrohet. Ky është rezultati i luftës në Ukrainë”, tha Borrell.























