Billstrëm: Rusia po e humb luftën
BKT
Rajoni dhe Bota

Billstrëm: Rusia po e humb luftën

Përgatiti: M.Miftari/RTKlive

Ngjarjet në Rusi kanë të bëjnë me punët e brendshme të vendit, thotë ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrëm (Tobias Billström), para takimit me ministra të Jashtëm të BE-së.

Billstrëm tha se edhe Suedia, si kryesues i BE-së, po e monitoron nga afër këtë çështje.

“Kjo është një çështje e brendshme për Rusinë dhe ne duhet ta shikojmë si të tillë. Është pak herët për të bërë një analizë më të thellë të kësaj”, iu përgjigj Billstrëm pyetjeve të gazetarëve, njoftojnë mediat e huaja, transmeton RTKlive.

Sipas Billstrëmit, gjëja më e rëndësishme tani është të mbështesim Ukrainën.

“Rusia po e humbet qartë luftën kundër Ukrainës. Ne duhet të qëndrojmë prapa Ukrainës”, tha ministri i Jashtë suedez, Tobias Billstrëm.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota