Gjermania është e gatshme të rrisë trupat ushtarake në Lituani
BKT
Rajoni dhe Bota

Gjermania është e gatshme të rrisë trupat ushtarake në Lituani

M.Miftari/RTKlive

Gjermania është gati të vendosë trupa në vlerë të një brigade në Lituani, me qëllim të sigurimit të krahut lindor të aleancës ushtarake të NATO-s.

Kështu tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, gjatë një vizite në Lituani.

“Gjermania është gati të vendosë në mënyrë të përhershme trupa në vlerë të një brigade në Lituani”, deklaroi ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, njoftojnë mediat e huaja, transmeton RTKlive.

Sipas tij, infrastruktura e duhur dhe përputhshmëria fleksibël me planifikimin e NATO-s, janë parakushte për vendosjen e trupave.

Sipas mediave ndërkombëtare bëhet e ditur se aktualisht janë rreth 1000 ushtarë gjermanë në Lituani, derisa me shtimin e brigadës gjermane, numri i tyre do të arrijë në 4000 ushtarë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota