Hetimi kundër Prigozhinit nuk është mbyllur
BKT
Rajoni dhe Bota

Hetimi kundër Prigozhinit nuk është mbyllur

Përgatiti: M.Miftari/RTKlive

Shërbimi i sigurisë ruse, FSB, nuk e ka mbyllur hetimin penal ndaj Jevgeni Prigozhin (Yevgeny Priguzjin), udhëheqësi i formacionit luftarak mercenar, Wagner, i cili organizoi rebelimin kundrejt Putinit dhe krerëve ushtarakë rusë.

"Hetimi penal kundër Prigozhinit nuk është mbyllur", bën të ditur edhe Prokuroria ruse, njoftojnë mediat e huaja, transmeton RTKlive.

Në fundjavë, Kremlini tha se hetimi do të mbyllej pasi Prigozhin ra dakord me diktatorin bjellorus, Aleksandr Lukashenko, për të ndaluar marshimin e kolonës ushtarake drejt Moskës.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota