Barcelona konfirmon transferimin e Gundoganit
BKT
Sport

Barcelona konfirmon transferimin e Gundoganit

Uran Krasniqi / RTKLive

Barcelona ka konfirmuar marrëveshjen me futbollistin gjerman, Ilkay Gundogan.

Sipas marrëveshjes, futbollisti do të qëndrojë në Spanjë deri më 30 qershor 2025, me opsionin për ta zgjatur qëndrimin edhe për një vit.

Klubi do të njoftojë së shpejti detajet e prezantimit të tij zyrtar.

Gjermani em origjinë tuke nga viti 2016 ishte pjesë e klubit anglez, Manchester City, ku në 188 ndeshje ka realizuar dyzet e katër gola.

Gundogan është ftuar nga Gjermania në viti 2011 me të cilën ka bërë gjashtëdhjetë e gjashtë paraqitje, duke luajtur në dy Botërorë dhe në dy Evropianë.