Grupit mercenar WAGNER i kërkohet të shpërbëhet
BKT
Foto: Reuters
Rajoni dhe Bota

Grupit mercenar WAGNER i kërkohet të shpërbëhet

Hanife Oamani / RTK

Ministria e mbrojtjes ruse ka kërkuar që grupi mercenar Wanger të dorëzojë pajisjet e rënda ushtarake pas kryengritjes të së shtunës. Ata nuk do të ndiqen penalisht për rebelimin e tyre.

Rebelimi i dështuar i Wagner ka bërë që presidenti rus Vladimir Putin të nis përgatitje që grupi Wanger të dorëzoj pajisjet e rënda ushtarake. Lëvizje kjo me qëllim të shpërbërjes së tij. Putin në fjalimin e tij thumbues se kryengritja ishte thikë pas shpine dhe se e njëjta do të gjejë dënimin e merituar pranoi se një numër i madh i pilotëve të ushtrisë ruse u vranë në përleshjet me trupat Wagner gjatë rebelimit.

Lideri rus tha se ushtaret e Wagner mund të zgjedhin të bashkohen me ushtrinë ruse, të kthehen në familjet e tyre ose të shkojnë në Bjellorusi, përderisa të njëjtit nuk do të ndiqen penalisht.

Alexander Lukashenko, i pari i Bjellorusisë, rebelimin e përjetoi rënd, duke urdhëruar ushtrinë e vendit të tij të ishte në gjendje gatishmërie për luftë në Moskë ndaj grupit mercenar. Ai e cilësoi kryengritjen si të dhimbshëm për tu parë.

Nga zhvillime të tjera agjencia e inteligjencës zvicerane në raportin e saj vjetor tha se pushtimi rus i Ukrainës e ka bërë Zvicrën një qendër të spiunazhit rus.

 Christian Dussey, kreu i Shërbimit Federal të Inteligjencës tha se nga afërsisht 220 diplomatë rusë të akredituar, në Bernë apo në misionin rus në OKB në Gjenevë, të paktën një e treta e tyre janë në të vërtetë spiunë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota