18:05 / 27.06.2023
Manchester City dhe Arsenal "në luftë" për Declan Rice
Uran Krasniqi / RTKLive
Manchester City i ka paraqitur një ofertë West Hamit për mesfushorin Declan Rice.
Sipas "The Athletic", oferta e Cityt shkon në vlerën shkoi e mbi 110 milion dollarëve.
Arsenali, i cili tashmë ka paraqitur dy oferta që janë refuzuar, pritet të bëjë propozimin e radhës në ditët në vijim.
Declan Rice ishte futbollisti që iu atribua më së shumti merita për shmangien e rënies së West Hamit nga Premier League si dhe për suksesin në Conference League.























