City transferon Kovacicin, ai e quan "ekipi më i mirë në botë"
BKT
Sport

City transferon Kovacicin, ai e quan "ekipi më i mirë në botë"

Uran Krasniqi/RTKLive

Manchester City ka prezantuar futbollistin kroat, Mateo Kovacic.

Ai është larguar nga Chelsea për t'iu bashkuar kampionit në  fuqi të Premier Leagues po edhe Champions Leagues. 

Kovacic ka thënë se tash pret të bëhet futbollist më i mirë. 

"Të bashkohesh me këtë skuadër është me të vërtetë një ëndërr për çdo futbollist, është ekipi më i mirë në botë. Unë kam ende shumë për të mësuar dhe e di që nën drejtimin e Pep mund të bëhem një lojtar më i mirë, gjë që është vërtet emocionuese për mua", ka thënë kroati. "Unë dua ta ndihmoj këtë klub të qëndrojë në krye dhe të fitojë më shumë trofe"