Baktere “të frikshme” janë përhapur në Ukrainë
BKT
Rajoni dhe Bota

Baktere “të frikshme” janë përhapur në Ukrainë

Përgatiti: M.Miftari/RTKlive

Bakteret jashtëzakonisht rezistente po përhapen në mesin e pacientëve të plagosur nga lufta në spitalet e mbipopulluara të Ukrainës.

Gjetjet i befasojnë studiuesit suedezë.

“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë në Evropë. Ne prisnim të gjenim baktere shumë-rezistente, por jo se do të ishte kaq e keqe”, thotë Kristian Riesbeck, profesor i bakteriologjisë klinike në Universitetin e Lundit, i cili i përshkruan gjetjet si "të frikshme".

“Ekziston gjithmonë rreziku që ajo të përhapet në pjesën tjetër të Evropës”, shtoi ai.

Mostrat erdhën nga 131 persona të rritur, të shtruar në spital nga plagët e marra nga lufta dhe nga tetë fëmijë të porsalindur me pneumoni.

“Disa prej baktereve ishin rezistente ndaj të ashtuquajturve antibiotikë me spektër të gjerë, por edhe ndaj llojeve të reja të antibiotikëve që nuk janë ende në treg”, njoftojnë mediet skandinave, transmeton RTKlive.

Më shqetësuesja, thotë Riesbeck, është se gjashtë për qind e baktereve ishin rezistente ndaj të gjithë antibiotikëve të testuar. Më përpara ka pasur raste të veçuara  të përshkruara nga Kina, por ato nuk ishin gjetje të një mase si tani.

“Nëse bakteret hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe shkaktojnë helmim të gjakut, kjo mund të nënkuptojë vdekje, sepse nuk ka mbetur antibiotikë për t'u trajtuar”, thotë Riesbeck.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota