Ankandi më i madh i filmit, kaloi pritshmëritë
Përktheu/Luan Qorraj/RTK
Në Los Angelos të Kalifornisë është organizuar ankandi më i madh i objekteve filmike në së paku 10 vjet. Sipas organizatorëve, shitjet tejkaluan pritshmëritë.
Në Los Angelos të Kalifornisë është mbajtur një ankand në të cilën u gjinden më shumë se 1400 objekte nga produksionet më të njohura të Holywood-it.
Ky ankand, më i madhi i llojit të vet në 10 vitet e fundit, tërhoqi shumë vëmendje të adhuruesve të filmit si dhe të koleksionistëve të ndryshëm.
Sipas organizatorëve, shitjet kanë tejkaluar edhe pritshmëritë më të larta dhe disa objekte arritën çmime të papritura.
Njëri prej tyre ka qenë klouni kukull nga filmi i vitit 1982 Poltergeist e cila u shit për më shumë se 626 mijë dollarë.
Përderisa befasia tjetër ka qenë kostumi i Betman-it nga filmi Batman Returns, i cili arriti vlerën prej 137 500 dollarë.
Edhe pse pjesa më e madhe e objekteve arritën të shitën për vlera shumë më të larta se sa që pritej- disa objekte në ankand, të cilat pritej të zgjonin interesim të madh, nuk gjetën blerës, mes tyre fustani ikonik i princeshës leia nga Star Wars dhe motoçikleta e Batman-it nga The Dark Night.























