Lufta në Ukrainë, 3 të vrarë e 21 të plagosur nga sulmet me dronë
BKT
Rajoni dhe Bota

Lufta në Ukrainë, 3 të vrarë e 21 të plagosur nga sulmet me dronë

Bardhyl Bajrami/ RTK

Në qytetin Sumi në verilindje të Ukrainës janë vrarë 3 e janë lënduar më shumë se 21 persona si pasojë e sulmeve me dron nga Rusia, ndërsa në Moskë, autoritetet ruse pretendojnë se kanë rrëzuar 5 dronë të Ukrainës, që cak kishin infrastrukturën e kryeqytetit, përfshirë aeroportin Vnukovo.

Tre persona janë vrarë ndërsa 21 janë lënduar si pasojë e sulmeve me dron nga Rusia në qytetin verilindor Sumy të Ukrainës, ka njoftuar Oleksandr Lysenko, kryebashkiaku I këtij qyteti. Zyrtarët lokal kanë njoftuar se katër dron kanë sulmuar qendrën e qytetit, ku janë goditur dy blloqe të banesave dhe një ndërtesë administrative.

E ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se Ukraina ka ndërmarrë sulme me dron në Moskë, duke bërë që fluturimet e aeroplanëve drejt aeroportit Vnukovo të ridrejtohen për aeroporte tjera. Kjo ministri ka thënë se të gjithë dronët janë shkatërruar në fluturim e sipër dhe se nuk ka pasur viktima ose dëme.

Ukraina nuk ka marrë përgjegjësi për këto sulme eventuale. Ndërkohë, mësohet se kufizimet e fluturimeve drejt këtij aeroporti tashmë janë larguar.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota