Krasniqi: Bëhuni gati për duelin e shekullit
BKT
Sport

Krasniqi: Bëhuni gati për duelin e shekullit

F.Bytyqi/RTKLive

Boksieri kosovar më famë botërore, Robin Haxhi Krasniqi, ka folur për duelin e radhës që ai do ta zhvilloje më 5 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Krasniqi, i cili para dy muajve, njoftoi për meçin e tij ndaj Nadjib Mohammedi, e ka cilësuar si “dueli i shekullit”.

Kosovari përmes llogarisë së tij në Facebook, ka bërë thirrje që të blihen biletat në numër sa më të madh për luftën e radhës që do të zhvillohet në ‘tempullin’ e kryeqytetit.

“Robin Krasniqi vs. Nadjib Mohammedi: ky do të jetë dueli i shekullit në trojet shqiptare. Asnjëherë më parë në Kosovë, Shqipëri apo kudo në trojet shqiptare duel më të madh nuk kemi pasur, andaj siguroni biletat tuaja që tani për këtë luftë të zjarrtë që do të zhvillohet me 5 gusht 2023 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Kjo luftë 12 raundshe është e vlefshme për titullin WBC SILVER në kategorinë gjysmë të rëndë!”, ka shkruar Krasniqi.