13:17 / 05.07.2023
PSG-ja dhe Galtier edhe zyrtarisht ndajnë rrugët
F.Bytyqi/RTKLive
PSG dhe trajneri Christophe Galtier tashmë edhe zyrtarisht kanë ndarë rrugët.
Strategu francez pas vetëm një sezoni, e mbyll aventurën tek parisienët, skuadër më të cilën Galtier fitojë titullin e kampionit në Ligue1, i 11-të në historinë e PSG-së.
Klubi parisien përmes një njoftimi, ka konfirmuar ndarjen me Galtier duke e falënderuar atë dhe ndihmësit e tij Thierry Oleksiak dhe Joao Sacramento, për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë sezonit.
Ndërkaq, spanjolli Luis Enrique sipas medieve të huaja, do të jetë pasues i Galtier te PSG-ja.























