15:22 / 05.07.2023
Mount edhe zyrtarisht lojtar i Man Unitedit
F.Bytyqi/RTKLive
Tashmë është zyrtare. Mason Mount është lojtar i ri i Manchester Unitedit.
Mount i bashkohet “Djajve të Kuq” nga Chelsea. Mediet britanike raportojnë se anglezi ka firmosur për Man Unitedin deri në verën e vitit 2028 me mundësi vazhdimi për një vit tjetër në rast se merren vesh palët.
24-vjeçari i ka zhvilluar 279 ndeshje në nivelin e klubeve, duke i realizuar 58 gola dhe i ka bërë 53 asistime.
Mount me Chelsea-n ka fituar Ligën e Kampionëve. Ai me Kombëtaren e Anglisë ka luajtur 36 ndeshje, duke dhënë kontribut të madh në kualifikimin e “Tre Luanëve” në EURO 2020.























