Nasser Al-Khelaifi për Mbappen: S`lejojmë të largohet me transferim të lirë
BKT
Sport

Nasser Al-Khelaifi për Mbappen: S`lejojmë të largohet me transferim të lirë

RTSH

Nasser Al-Khelaifi i ka treguar Kylian Mbappés se si mund të largohet nga Paris St Germain.

Gjatë konferencës prezantuese të Luis Enrique, presidenti i PSG foli për të ardhmen e kampionit francez, duke i hapur dyert për transferimin e tij në merkaton e verës: “Pozicioni ynë është i qartë, nëse ai dëshiron të qëndrojë, duhet të nënshkruajë një rinovim të kontratës, që sulmuesi ka përsëritur disa herë se nuk dëshiron ta bëjë. Nuk do të lejojmë lojtarin më të mirë në botë të largohet me një transfertë të lirë. Ai tha se nuk do të largohej nga Parisi falas, nëse ka ndryshuar mendjen nuk është faji im”.

Fjalët e ashpra të Al-Khelaifi goditën mediat spanjolle, pasi Mbappé ka qenë prej kohësh objektivi i Real Madridit. Nga ana tjetër, situata është e qartë: lojtari nuk dëshiron të ushtrojë opsionin në favor të tij për zgjatjen deri në vitin 2025, por në Katar nuk kanë ndërmend të presin afatin dhe duan të fitojnë para. Mbetet për të kuptuar se cilat janë bazat ekonomike për negociatat. Pak kohë më parë u fol për 200 milionë plus 50 bonuse në rast të fitimit të Topit të Artë, një shifër monstruoze edhe për Realin, sidomos për një lojtar që mund të nënshkruhet falas që në janar.