09:11 / 06.07.2023
Bayern Munich i mirëpret ofertat për Sadio Mane-n
F.Bytyqi/RTKlive
Bayern Munich është i hapur të dëgjojë të gjitha ofertat e klubeve arabe për sulmuesin Sadio Mane.
Senegalezi kaloi në Gjermani vetëm një vit më parë nga Liverpooli, por ka hasur vështirësi duke u përleshur me bashkëlojtarët dhe stafin e trajnerëve.
Sipas “Sky Deutschland”, Bayern Munich është i etur për ta shitur sa më parë të jetë e mundshme Mane-n.
Kësisoj, gjiganti gjerman po pret të dëgjojë ofertat e klubeve arabe që kanë shprehur interesim për lojtarin.
Al-Ahli është skaudra më e interesuar meqenëse duan një ribashkim të Manes me Edouard Mendyn dhe Roberto Firminon.
Negociatat mes Manes dhe klubit arab kanë nisur, pasi i është propozuar një ofertë trevjeçare.























