Finlanda mbyll Konsullatën e Përgjithshme ruse në Turku
BKT
Rajoni dhe Bota

Finlanda mbyll Konsullatën e Përgjithshme ruse në Turku

RTKlive

Kryetari i Finlandës, Sauli Niinistö, mori vendim që njërën nga tri konsullata ruse, e cila ndodhet në qytetin Turku, të shfuqizohet.

Kjo konsullatë e cila ka funksionuar që në vitet ’60-ta të shekullit të kaluar, përveç Konsullit të Përgjithshëm, punonin edhe tre diplomatë.

Një vendim të tillë, kryetari i i Finlandës e ka marrë ngase, sikundër njoftojnë mediat finlandeze, Rusia ditë më parë ka dëbuar 9 diplomatë finlandezë nga konsullata finlandeze në Shën-Petersburg.

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë njoftoi të enjten se Rusia ka marrë vendim për të dëbuar nëntë diplomatë finlandezë. Gjithashtu, marrëveshja për funksionimin e Konsullatës së Përgjithshme të Finlandës në Shën Petersburg do të ndërpritet nga 1 tetori.

Presidenti i Republikës Sauli Niinistö, përmes rrjetit social Twitter, njoftoi  se Finlanda po fillon të "përgatisë një masë të ngjashme" kundrejt  Konsullatës së Përgjithshme e Rusisë në Turku, sikurse e  Konsullatës së Përgjithshme të Finlandës në Shën Petersburg.

 Në Turku ndodhet një nga tre konsullatat ruse në Finlandë. Të tjerat ndodhen në Mariehamn dhe Lappeenranta.

Konsullata e Përgjithshme në Turku u krijua më 24 janar 1966, bazuar në marrëveshjen konsullore midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik. Marrëveshja u lidh në mënyrë që vendet të forconin miqësinë e tyre.

Siç njoftojnë mediet finlandeze, arsyeja e një vendimi të tillë për mbylljen e konsullatave është agresioni rus në Ukrainë


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota