Gjermani, 22 policë të plagosur gjatë trazirave në një festivali kulturor
RTK
Të paktën 22 oficerë policie u plagosën, të shtunën, në trazirat në qytetin perëndimor gjerman, Giessen, gjatë një festivali kulturor eritrean, tha policia lokale.
Policia, në rajonin gjerman të Hessen-it, tha se kishte "sulme masive" kundër oficerëve të tyre, herët në mëngjesin e së shtunës, me demonstruesit që "hedhën gurë dhe shishe dhe ndezën bomba tymi", dhe u përpoqën "të thyenin barrierat e policisë", në vendin e ngjarjes.
"Policia duhej të përdorte sprej dhe shkopinj", tha policia e Hessen në një deklaratë, duke shtuar se kishte "probleme nw trafik në zonë" dhe dëmtime në makina.
Qyteti i Giessen u përpoq të bllokonte mbajtjen e festivalit këtë vit, por ndalimi u anulua nga një gjykatë lokale, raportoi kanali televiziv ZDF.
Policia e Hessenit shtoi se rreth 1,000 oficerë nga njësi të ndryshme brenda forcës ishin vendosur dhe se situata ishte e tensionuar.























