23:19 / 09.07.2023
Vuçiq priti Milatoviqin: Kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve
A.B/RTKLive
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pritur në takim presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq, i cili ndodhet për një vizitë dyditore në Serbi.
“Darkë joformale dhe diskutim i hapur për përmirësimin e marrëdhënieve mes Malit të Zi dhe Serbisë me Presidentin Vuçiq. Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona në planin politik dhe ekonomik është gjithashtu i rëndësishëm për marrëdhëniet e mira fqinjësore në të gjithë rajonin”, ka shkruar në Twitter Milatoviq.
























