20:13 / 10.07.2023
Shpërthim vullkani në Islandë
Përegatiti: M.Miftari/RTKlive
Shpërthim vullkani në Islandë. Tymi po ngrihet aktualisht nga shpatet në Litla-Hrút në afërsi të Reykjavikut të Islandës.
Kompania televizive islandeze "Rúv" shkruan se njerëzve u kërkohet të qëndrojnë larg dhe që shërbimet e shpëtimit janë duke ardhur në vendngjarje, transmeton RTKlive.
Specialisti i fatkeqësive natyrore, Krisínar Elísa Guðmundsdóttir, thotë për Rúv se shpërthimi është në rritje.
Disa ditë më parë Instituti Hidrometeorologjik i Islandës njoftoi se faza fillestare mund të jetë e fuqishme.























