Shtete të NATO-s përshëndesin Turqinë për anëtarësimin e Suedisë
BKT
Rajoni dhe Bota

Shtete të NATO-s përshëndesin Turqinë për anëtarësimin e Suedisë

Përgatiti: M.Miftari/RTKlive

Shtetet anëtare të NATO-s kanë mirëpritur miratimin e Turqisë për anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Kështu, Gjermania mirëpret po-në e Turqisë për anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Lajmin për marrëveshjen e Turqisë me Suedinë e mirëpret edhe ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock. “Rruga drejt anëtarësimit të Suedisë në NATO përmes Turqisë është më në fund e qartë”, shkruan ajo në Twitter.

Gjithashtu edhe Finlanda ka mirëpritur lejimin e Turqisë që Suedia të jetë anëtare e re e NATO-s.

“Lajme të shkëlqyera për nordikët dhe të ardhmen e Evropës”, vlerësohet vendimi i Turqisë për pranimin e Suedisë në NATO.

"Turqia ka shpallur synimin e saj për të ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në NATO sa më shpejt të jetë e mundur. Më vjen mirë që u gjet një marrëveshje. Lajm i mirë për të ardhmen e nordikëve dhe të gjithë Evropës", shkruan kryeministri finlandez Petteri Orpo në Twitter, transmeton RTKlive.

Në suedisht, ai shkruan: "Me Suedinë në NATO, ne po ndërtojmë së bashku një nordike më të fortë".

 

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota