11:36 / 11.07.2023
Pak orë para takimit të NATO-s, Rusia sulmon Ukrainën me dronë
Përgatiti: M.Miftari/RTKlive
Rusia ka bombarduar Ukrainën me 28 dronë kamikazë në disa qytete gjatë natës, njofton ushtria ukrainase. Sulmi ka ndodhur vetëm disa orë para fillimit të samitit të NATO-s në Vilnius.
Mbrojtja Ajrore ukrainase bëhet e ditur se ka arritur të rrëzojë 26 dronë rusë të tipit ‘Shahed’ të prodhuar nga Irani. Në portin e Odessa-s, nga ana tjetër, dy dronë thuhet se kanë goditur një ndërtesë, ka bërë të ditur guvernatori lokal për mediat e huaja, transmeton RTKlive.
Gjithashtu edhe Kievi u granatua nga dronët rusë gjatë natës. Mbrojtja ajrore ukrainase arriti të rrëzojë edhe këtu dronët, njofton Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake në Kiev.























