09:16 / 12.07.2023
Seul: Koreja e Veriut kërcënon me robot balistik
Përgatiti: M.Miftari/RTKlive
Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike në Detin e Japonisë.
Në fillim të kësaj jave, Koreja e Veriut kërcënoi se do të rrëzonte aeroplanët e spiunazhit amerikan, që do të shkelnin hapësirën e saj ajrore, pas akuzave për aktivitet pranë territorit të saj, njoftojnë mediat e huaja, transmeton RTKlive.
SHBA dhe Koreja e Jugut i kanë dënuar kërcënimet e Koresë së Veriut.
Tensionet ushtarake në zonë janë rritur vitin e kaluar, derisa gjithnjë e më shumë teste të raketave të Koresë së Veriut dhe stërvitjet e përbashkëta ushtarake midis SHBA-së dhe Koresë së Jugut.























