Presidenti Biden viziton Finlandën
BKT
Rajoni dhe Bota

Presidenti Biden viziton Finlandën

Përgatiti:M.Miftari/RTKlive

Presidenti i SHBA-së mbrëmë ka arritur në Finlandë.

Pas përfundimit të Samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka vazhduar vizitën e tij në Finlandë, noftojnë mediat skandinave, transmeton RTKlive.

Biden mbërriti në Finlandë në aeroportin Helsinki-Vantaa rreth orës dhjetë të mbrëmjes.

Bëhet e ditur se në Helsinki ai do të takohet me presidentin e Finlandës, Sauli Niinistö, si dhe kryeministrat e vendeve të tjera nordike, në Samitin Nordiko-Amerikan.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota