15:17 / 13.07.2023
Kërcënon Lavrov: Do të luftojmë me të gjitha mjetet
Përgatiti:M.Miftari/RTKlive
Ne do të marrim masa të duhura dhe mund t`ju siguroj, veprim i shpejtë, ka deklaruar ministri i Jashtëm rus, Serrgej Lavrov.
Me anëtarësimin e Finlandës në NATO dhe tani, me pranimin e Turqisë për anëtarësimin e Suedisë në këtë aleancë, Rusia kërcënon “me marrjen e masave të duhura”, bëjnë të ditura mediat e huaja.
Kështu ka deklaruar ministri i Jashtë i Rusisë, Sergej Lavrov, në një konferencë me gazetarë, derisa Ministria e Jashtme ruse kërcënon NATO-n pas takimit në Vilnius,se do të luftojë “me të gjitha mjetet e metodat.”
“Ne vazhdojmë të forcojmë sistemin ushtarak dhe të mbrojtjes së vendit”, thuhet në reagimin e Ministrisë së e Jashtme ruse.























