Pentagoni: Wagner nuk merr më pjesë në operacione luftarake në Ukrainë
BKT
Rajoni dhe Bota

Pentagoni: Wagner nuk merr më pjesë në operacione luftarake në Ukrainë

Flutura Bekqeli /RTK

Një zëdhënës i Pentagonit deklaroi se grupi mercenar Wagner nuk është më pjesëmarrës në ndonjë kapacitet të rëndësishëm, në mbështetje të operacioneve luftarake në Ukrainë.

Deklarata e Pentagonit vjen disa javë pas rebelimit 24-orësh të grupit në Rusi - një sfidë për autoritetin e presidentit Vladimir Putin. Wagner mendohet se ka ndihmuar Rusinë të aneksojë Krimenë në vitin 2014 dhe ka luftuar në disa nga betejat e saj më të përgjakshme. Ishte i rëndësishme në marrjen e qytetit lindor, Bakhmut për Rusinë.

Sipas marrëveshjes që i dha fund rebelimit të qershorit, luftëtarëve të Wagner-it iu tha se mund të bashkoheshin me ushtrinë e rregullt ruse ose të shkonin në Bjellorusi me shefin e tyre, Yevgeny Prigozhin.

Por, në fillim të kësaj jave, Kremlini tha se Putin ishte takuar me Prigozhin në Moskë vetëm disa ditë pas kryengritjes.

Putin këmbëngul se ua bëri të qartë ofertën e tij luftëtarëve gjatë atij takimi. Ai theksoi gjithashtu se nuk kishte kornizë ligjore për organizatat private ushtarake, duke thënë se Wagner nuk ekziston.

Më herët gjatë ditës, presidenti i SHBA Joe Biden tha, në një konferencë shtypi në Finlandë, se Prighozin duhet të jetë i kujdesshëm nga helmimi pas kryengritjes.

Duke folur pas një samiti me liderët nordikë në Helsinki, ai tha gjithashtu se nuk kishte asnjë mundësi që Putin të fitonte luftën në Ukrainë.

Ai shprehu gjithashtu "shpresën dhe pritshmërinë" që Ukraina do të bëjë përparim të mëtejëm në kundërsulmimin e saj aktual, që të ketë një zgjidhje paqeje të negociuar.

Por, më shumë se një muaj pas kundërofensive të planifikuar prej kohësh të Ukrainës, disa ukrainasë dhe aleatët e tyre po shprehin shqetësime për përparimin e ngadaltë të trupave të Kievit.

Të tjerë besojnë se mbrojtja e Rusisë përfundimisht do të shkatërrohet, duke lejuar Ukrainën të marr një territor të rëndësishëm strategjik dhe të përparojë drejt Krimesë së pushtuar nga Rusia.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota