Vërshime në Korenë e Jugut, numri i të vdekurve shkon në 35
Dardan Ramabaja/RTK
Ekipet e shpëtimit që punojnë për të arritur makinat e bllokuara në një tunel të përmbytur pranë qytetit të Koresë së Jugut të Cheongiu, kanë gjetur nëntë trupa.
Trupat e pa jetë tetë personave të bllokuar në një tunel të përmbytur nga shiu i dendur në Korenë e Jugut qendror janë nxjerrë të dielën, njoftojnë autoritetet, duke e çuar numrin e të vdekurve nga reshjet e rrëmbyeshme që kanë goditur vendin në 35.
Rreth 15 automjete, duke përfshirë një autobus, vlerësohet se ishin zhytur në nënkalimin në qytet, menjëherë pasi një lumi aty pranë doli nga shtrati nga reshjet e së shtunës.
Numri i të vdekurve në tunel është nëntë, duke përfshirë një trup që ishte nxjerrë të shtunën, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap.
Ministria e Brendshme njofton se 10 persona janë zhdukur në të gjithë vendin që nga ora 11:00 pasi reshjet e mëdha shkaktuan rrëshqitje të dheut dhe përmbytjet, ku7,866 njerëz u evakuuan.
Të dhënat e ministrisë nuk përfshijnë ato në tunelin e përmbytur, sepse nuk ishte menjëherë e qartë se sa njerëz mbetën të bllokuar nën ujë.
Fatkeqësia e fundit ndodhi edhe përkundër zotimit të qeverisë për të rritur gatishmërinë ndaj shirave të rrëmbyeshëm pasi që kur Seuli u godit vitin e kaluar nga përmbytjet e më të mëdha në 115 vjet.























