Vapë ekstreme në SHBA, temperatura rekorde në 38 qytete
D. Ramabaja /RTK
Vapa ekstreme që po mbretëron në shumë pjesë të globit, tani po intensifikohet në jugperëndim të SHBA-së, ku pritet të thyejë rekordet e temperaturës së lartë.
Një valë e nxehtësisë mbi jugperëndimin e SHBA-së është kthyer në paralajmërimin ekstrem të nxehtësisë nga njëri breg në tjetrin, të cilat mund të prekin më shumë se 110 milionë njerëz.
Rekordet e temperatura mund të thyhen në 38 qytete. Në Las Vegas, vala e fortë e të nxehtit po kërcënon të thyejë temperaturën më lartë të qytetit që është 47.2 gradë Celsius.
Kjo vjen pasi temperaturat në rritje po prekin Evropën Jugore, kurse Kanadaja po lufton me sezonin më të keq të zjarreve.
Në jugperëndim të SHBA-së, qindra zjarrfikës kanë luftuar me zjarret si pasojë e vapës së madhe dhe lagështisë së ulët në periferi të Los Anxhelosit.
Temperaturat në Luginën e Vdekjes në Kaliforni arritën 53.9 C të dielën, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit. Është vendi i temperaturës më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në Tokë: (56.7 C).
Rrugët zakonisht të mbushura me njerëz të Las Vegasit janë dukshëm më të zbrazëta se normalja dhe rojet e sigurisë po ruajnë burimet e kazinove dhe hoteleve luksoze për të parandaluar që njerëzit të hidhen brenda.
El Paso, në Teksas, ka përjetuar temperatura prej 38C e lart për më shumë se një muaj tani, pa pushim në horizont.
Në Phoenix, Arizona, temperaturat kanë mbetur mbi 109.4F (43 C) për 17 ditë. Mbulimi i dendur i reve të dielën bëri që qytetit t'i jepej një pushim modest nga majat e fundit, por temperaturat e ditës arritën akoma në nivelet maksimale prej 45,5 gradë Celsius.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar para kohesh se ndryshimet klimatike të lidhura me aktivitetet njerëzore të bëjnë në një rritje të ashpërsisë dhe shpeshtësisë së ngjarjeve ekstreme të motit.























