Samiti BE-Amerikë Latine, debatohet për qëndrimin ndaj Rusisë
BKT
Rajoni dhe Bota

Samiti BE-Amerikë Latine, debatohet për qëndrimin ndaj Rusisë

Përgatiti: M.Miftari /RTKlive

Samiti BE-CELAC, i cili filloi të hënën, do të përfundojë të martën pasdite, në Bruksel.

Vendet e BE-së dhe CELAC, komunitet i shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve, kanë pasur vështirësi të mëdha në gjetjen e konsensusit në samitin e tyre të mbajtur në Bruksel për pushtimin rus të Ukrainës.

Në versionin e CELAC, takimi "shpreh shqetësimin e tij" për luftën e vazhdueshme në Ukrainë dhe mbështet një armëpushim të menjëhershëm që synon një paqe të negociuar, të drejtë dhe të qëndrueshme.

Ndërsa në versionin e vendeve të BE-së, takimi dënon luftën e vazhdueshme në Ukrainë dhe i referohet rezolutës së OKB-së, e cila kërkon që Rusia të tërhiqet plotësisht dhe pa kushte nga territori i Ukrainës, njoftojnë mediat e huaja, transmeton RTKlive.

Mosmarrëveshja mbi formulimin tregon se midis vendeve të Amerikës Latine dhe Karaibeve ka edhe aleatë të Rusisë, si Venezuela dhe Kuba. Sipas informacioneve të gazetës “online Politico”, Nikaragua ka kundërshtuar, gjithashtu, qasjen më gjykuese të BE-së ndaj luftës në Ukrainë.

Qëllimi i samitit është të ringjallë partneritetin midis BE-së dhe rajonit të Amerikës Latine e të Karaibeve, si dhe të rrisë bashkëpunimin.

BE-ja tani po përpiqet me të gjitha forcat të përmirësojë marrëdhëniet e saj me vendet e treta, në mënyrë që të sigurojë një kundërforcë për Kinën dhe të mbledhë vendet për të kundërshtuar luftën agresioni të Rusisë në Ukrainë.

BE-ja përpiqet të heqë qafe varësitë, për shembull në lëndët e para, ku nuk dëshiron të mbështetet vetëm te Kina.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota