Raketat izraelite mbi Damask
Ardiana Gashi /RTK
Dy ushtarë të regjimit të Bashar al-Assad u vranë në një sulm ajror izraelit pranë kryeqytetit sirian Damask të mërkurën.
Sulmi shkaktoi dëme materiale në zonën e goditur.
Dy ushtarë sirianë janë vrarë pasi ushtria izraerlite kreu sulme ajrore pranë kryeqytetit Damask, të cilat gjithashtu shkaktuan "dëme materiale", njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve SANA të mërkurën.
SANA citoi një burim ushtarak të thoshte se mbrojtja ajrore e Sirisë rrëzoi shumicën e raketave izraelite, të cilat u lëshuan nga rrafshënalta Golan të pushtuara nga Izraeli pas mensate, sipas kohës lokale.
Grupi i monitorimit me bazë në Britani, ‘Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut’, duke raportuar përmes burimeve lokale, tha se shpërthime të forta u dëgjuan në Damask dhe fshatërat e tij si rezultat i bombardimeve izraelite.
Observatori tha se sulmet kishin në shënjestër magazinat e grupit të armatosur libanez Hezbollah, duke shkaktuar një zjarr.
Sipas raporteve të mediave nuk ka deklarata nga ushtria izraelite.
Agjencia siriane e lajmeve publikoi një video, duke e përshkruar atë se tregon një raketë izraelite duke u kapur në qiell mbi Damask.























