Ballkani mposhtet thellë dhe eliminohet nga Ludogorets
Uran Krasniqi / RTKLive
Ballkani nuk do të garojë në rrethet kualifikuese të Champions League.
Kampioni kosovar është eliminuar nga kampioni bullgar, Ludogorets.
Skuadra kosovare e kishte fituar ndeshjen e parë në Prishtinë me rezultat 2-0, duke dhënë shpresë se mund të ruante rezultatin në ndeshjen e kthimit, por të mërkurën gjërat kanë marrë drejtim tjetër. Në Bullgari Ludogorets ka fituar me rezultat 4-0, duke fituar përballjet me rezultat të përgjithshëm 4-2, dhe duke u pozicionuar si kundërshtar i ardhshëm i skuadrës sllovene, Olimpija Ljubljana.
Ballkani e ka nisur ndeshjen keq. Ka qenë minuta e katërt kur Bernard Tekpetey ka realizuar për 1-0. Edhe golin e dytë e ka realizuar i njëjti futbollist në minutën e parë të kohës shtesë. Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë.
Ballkani e ka nisur keq edhe pjesën e dytë. Ka pësuar edhe golin e tretë nga Ludogorets.
Ka qenë minuta e dyzet e nëntë kur Tissera ka gjetur golin. Skuadra bullgare nuk është ndalur as pas golit të tretë. Ka qenë minuta e shtatë dhjetë e tetë kur Caio Vidal ka shënuar për Ludogoretsin.
Ballkani i vazhdon garat evropiane në Conference League, në rrethin e dytë eliminator.
Ludogorets i shënon Ballkanit edhe golin e katërt
Vetëm dhjetë minuta e ndajnë Ludogoretsin nga kualifikimi në rrethin tjetër të Champions League.
Skuadra bullgare tashmë ka shënuar edhe golin e katërt kundër Ballkanit të Suharekës, duke avancuar kështu 4-0.
Ka qenë minuta e shtatë dhjetë e tetë kur Caio Vidal ka shënuar për Ludogoretsin.
Në rrethin tjetër skuadra bullgare do të ndeshet me skuadrën sllovene, Olimpija Ljubljana.
Ludogorets i shënon Ballkanit edhe golin e tretë
Ballkani e ka nisur keq edhe pjesën e dytë. Ka pësuar edhe golin e tretë nga Ludogorets.
Ka qenë minuta e dyzet e nëntë kur Tissera ka gjetur golin.
Në minutën e dyzet e shtatë Lorenc Trashi ka shpëtuar gol të sigurt, kur në mungesë të Koliqit, që kishte dalë nga porta, ka hequr topin nga vija e portës, duke rrezikuar edhe autogolin.
Deri në përfundim të ndeshjes kanë mbetur edhe më pak se dyzet minuta.

Ludogorets shkon në pushim me avantazh të dyfishtë ndaj Ballkanit
Ludogorets nuk ka lejuar që pjesa e parë e ndeshjes me Ballkanin të mbyllet vetëm me një gol avantazh. E ka shënuar edhe golin e dytë.
Ka qenë pikërisht autori i golit të parë Bernard Tekpetey, i cili ka realizuar edhe golin e dytë. E ka bërë në minutën e parë të kohës shtesë me një goditje e cila është përbiruar nëpër mbrotjen e skuadrës kosovare e dhe mes këmbëve të Koliqit.
Epërsia e skuadrës bullgare do të mund të ishte edhe më e thellë sikur Koliqi të mos ishte në vend në minutën e trembëdhjetë, kur ka bërë pritje senzacionale, duke u mohuar gol të sigurt bullgarëve.
Deri në fund të ndeshjes mbetet edhe një dyzet e pesë minutësh i plotë.
Ludogorets gjen golin kundër Ballkanit qysh në minutat e para
Ballkani nuk e ka nisur aspak mirë ndeshjen e dytë kundër Ludogoretsit.
Ka qenë minuta e katërt e ndeshjes kur Bernard Tekpetey ka realizuar për 1-0 pasi paraprakisht ka pranuar një top nga Witry.
Ndeshjen e parë skuadra kosovare e ka fituar me rezultat 2-0.
Janë edhe më shumë se sa tetëdhjetë minuta deri në përfundim të takimit.
Ludogorets - Ballkani, formacionet
Ballkani do të ndeshet sonte me Ludogoretsin në ndeshjen e dytë të rrethit të parë kualifikues të Champions League, ku do të përpiqet ta mbrojë rezultatin e ndeshjes së parë prej 2-0 në Prishtinë. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.























