19:36 / 22.07.2023
Shkëlzen Doli rikthehet me koncert në ambient të hapur
E. Hoti / RTKlive
Artisti me renome botërore Shkëlzen Doli, do të përformojë në zemër të Gjakovës, në edicionin e parë të Festivalit "Gjakova Summer Fest".
Ky festival organizohet për herë të parë në Gjakovë, në qytetin e traditës, i cili gjithmonë ka frymuar shqip.
Festivali do të mbahet tek Çarshia e vjetër në nënqiellin e hapur, me 8 dhe 9 gusht.
Në këtë edicion do të përformojnë artistë të përzgjedhur duke sjellë muzikën më të bukur shqipe.
Nata e parë e Festivalit, më 8 gusht, do të jetë me bileta, të cilat mund të blihen online.
Ndërsa natën e dytë e festivalit, do të jetë për të rinjtë dhe hyrja do të jetë gratis.






















