Meksikë: Sulm në një lokal në kufirin me SHBA, 11 persona të vdekur
BKT
Rajoni dhe Bota

Meksikë: Sulm në një lokal në kufirin me SHBA, 11 persona të vdekur

Sh.Ç /RTKlive

Të paktën 11 persona kanë mbetur të vdekur në një lokal në Meksikë, pranë kufirit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilit i është vënë zjarri nga një person që u dëbua prej aty, raporton BBC-ja.

I dyshuari për shkaktimin e zjarrit vdekjeprurës është arrestuar.

Sulmi ndodhi të premten mbrëma në San Luis Rio Kolorado, i cili kufizohet me Shtetet e Bashkuara. Lokali ndodhet vetëm një rrugë larg kufirit.

Autoritetet kanë njoftuar se një i ri i dehur hodhi koktej molotovi në lokalin “Beer House” pasi u dëbua nga aty. Thuhet se ai kishte ngacmuar gratë përpara se të dëbohej.

Zjarri la të vdekur shtatë burra dhe katër gra, ndërsa katër persona të tjerë u shtruan në spital për shkak të lëndimeve, sipas një deklarate nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit Sonora.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota