Sinani, reagon për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme në Preshevë
BKT
Rajoni dhe Bota

Sinani, reagon për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme në Preshevë

Sh.Ç /RTKlive

Këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës për Luginë të Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë të ditur se për herë të parë në historinë e Kuvendit Komunal të Preshevës, mbahet seancë e jashtëzakonshme ditën e diel, në ora 8:00 të mëngjesit dhe tërësisht në errësirë informative duke mos u transmetuar as nga faqja zyrtare e Komunës së Preshevës.

Sinani përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se seanca e jashtëzakonshme mbahen për sitna të jashtëzakonshme por sipas saj, e vetmja situatë e jashtëzakonshme, ishte zgjatja e jetës politike të një individi: Shqiprim Arifit.

“Është zgjatje e jetës politike, sepse ditëve të fundit, pakënaqësitë me udhëheqjen e pushtetit lokal përveç se nga jashtë taborit politik të shumicës, ato u shpërfaqën edhe brenda tij. Duke sjellë kështu situatën kur një këshilltar nga radhët e APN dhe subjekti politik UDSH të distancohen nga politikat e të parit të Komunës dhe duke u tërhequr nga shumica qeverisëse në pushtetin lokal në Preshevë.Prandaj është zgjatje e jetës politike të një individi”, ka shkruar Sinani në Facebook.

Sinai ka theksuar se në këtë seancë u kaluan disa pika të rendit të ditës pa asnjë debat dhe pa asnjë sqarim. Sipas saj, brenda më pak se 5 minutave u bënë pjesë e një turpi që do të mbahet mend gjatë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota