Chollet nominohet për postin e nënsekretarit të Mbrojtjes në SHBA
V.Th. RTKlive
Këshilltari i lartë në Departamentin amerikan të Shtetit, Derek Chollet, është nominuar për postin e nënsekretarit të Mbrojtjes për Politikë në SHBA.
E për këtë nominim Cholletin e ka uruar sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken.
Bliknen ka thënë se me nominimin e tij vendi ynë do të vazhdojë të përfitojë nga shërbimi i tij i përkushtuar.
“Urime shokut tim për nominimin e tij për të shërbyer si nënsekretar i Departamentit të Mbrojtjes për Politikë. Me konfirmonim e tij, humbja jonë do të jetë fitorja e Departamentit të Mbrojtjes dhe vendi ynë do të vazhdojë të përfitojë nga shërbimi i tij i përkushtuar”, ka shkruar Blinken në Twitter .
Ndërsa Chollet është shpreh falënderues ndaj Blinkenit dhe ndaj mundësisë “për t’u kthyer në Departamentin e Mbrojtjes dhe të punoj me sekretarin e Mbrojtjes për sigurinë e kombit tonë”, ka shkruar Chollet në Twitter.
Ndryshe, Chollet ka qenë i përfshirë në disa çështje të Ballkanit Perëndimor si në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
























