Të paktën 51 balena ngordhën në brigjet e Australisë
Ardiana Gashi / RTK
Të paktën 51 balena ngordhën në një bllokim masiv pranë plazhit Cheynes në Australinë Perëndimore, ndërsa shpëtimtarët u munduan të shpëtonin dhjetëra të tjera që ishin ende gjallë.
Trupat e balenave u panë mbi ujë duke nxitur autoritetet lokale të nisin një operacion për të ndihmuar në drejtimin e balenave të mbijetuara në ujëra më të thella.
Sipas Shërbimit të Parqeve dhe Kafshëve të Egra në një përditësim në mediat sociale thanë se, Personeli i Shërbimit të Parqeve dhe Kafshëve të Egra po punon në partneritet me vullnetarë të regjistruar dhe organizata të tjera në përpjekje për të kthyer 46 balenat e mbetura në ujërat më të thella gjatë ditës.
Shërbimi i parqeve më vonë thanë se shpëtimtarët po fokusonin përpjekjet e tyre në shpëtimin e 46 balenave të bllokuara.























