13:03 / 26.07.2023
Një i vdekur nga zjarri në një anije mallrash në brigjet holandeze
Ardiana Gashi / RTK
Një person vdiq dhe disa të tjerë u lënduan kur një zjarr shpërtheu në një anije mallrash që transportonte makina në skajin verior të Holandës, duke detyruar disa anëtarë të ekuipazhit të hidheshin në det, tha roja bregdetare holandeze.
Fjala është për kompaninë Fremantle e regjistruar në Panama po transportonte 2857 makina nga Gjermania në Egjipt, 25 prej tyre elektrike.
Një makinë elektrike ishte burimi i dyshuar i zjarrit, tha një zëdhënës i rojës bregdetare.
Anija 199 metra, e cila ishte nisur nga porti gjerman i Bermenhaven, po lundronte 27 km në veri të ishullit holandez të Ameland, me 23 ekuipazh në bord, kur zjarri filloi të martën mbrëma, thuhet në një deklaratë.























