Ofensiva ukrainase në Zaporizhia
RTK
Raportet e fundit nga ushtarë e zyrtarë rusë thonë se Ukraina ka nisur një ofensivë të madhe në Zaporizhia. Në Bakhmut forcat ruse kanë pësuar humbje të mëdha. Së fundmi, mësohet se ligjvënësit rusë miratuan një amendament që zgjati thirrjen ushtarake nga moshat 18 në 30 vjeç, duke rritur kufirin me tre vjet.
Zyrtarë dhe ushtarakë rusë kanë thënë se Ukraina ka nisur një ofensivë të madhe në rajonin Zaporizhia, në jug të Orikhiv-it. Ukraina nuk ka komentuar ende për këtë ofensivë të raportuar, por ka bërë përparime të moderuara në zonë ditët e fundit.
Sipas llogarive zyrtare dhe jozyrtare të Ukrainës, dhe raporteve nga ushtarakë rusë, forcat ruse edhe në jug të qytetit lindor të Bakhmutit kanë pësuar humbje të mëdha.
E, sipas Kombeve të Bashkuara, rrëfimet ruse për një sulm me raketa në një kamp që mbante të burgosur ukrainas të luftës në korrik 2022 nuk mbështeten me prova. Gjetjet nga Komisioneri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut mbështesin konkluzionet e një hetimi të gjerë të CNN të publikuar në gusht të vitit të kaluar.
Ndër lajme të tjera nga Rusia thuhet se ligjvënësit rusë miratuan një amendament që zgjati thirrjen ushtarake nga moshat 18 në 30 vjeç, duke rritur kufirin më larte për tre vjet. Gjithashtu, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm Ruse e ka shpallur kanalin televiziv Rain (Dozhd) si një "organizatë të padëshirueshme", që do të thotë dënime duke përfshirë edhe burgun për këdo në Rusi që bashkëpunon me kanalin.
Sa i përket drithërave, Mbretëria e Bashkuar beson se Rusia mund të shënjestrojë anijet civile në Detin e Zi, pas vendimit të Kremlinit për t'u larguar nga Iniciativa e Korrave të Detit të Zi, tha Sekretari i Jashtëm britanik.
E Kremlini tha se është "e pamundur" që Rusia të kthehet në iniciativën e skaduar derisa të plotësohen të gjitha kushtet, duke refuzuar sugjerimet e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së António Guterres për t'iu bashkuar marrëveshjes vendimtare.
Edhe zyrtarët e Intelegjencës amerikane paralajmërojnë rrezik nga Rusia duke deklaruar se ajo po ndërton një strukturë të prodhimit të dronëve në vend me ndihmën e Iranit.
Së fundmi, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi për një këst të ri prej 400 milionë dollarësh të ndihmës për Ukrainën, i cili përfshin municione të mbrojtjes ajrore dhe automjete të blinduara.























