Drita merr barazim, fituesi vendoset në Prishtinë
BKT
Sport

Drita merr barazim, fituesi vendoset në Prishtinë

Uran Krasniqi/RTKLive

Drita e Gjilani nuk është dorëzuar përballë Viktoria Plzenit në Conference League.

Ndeshja e parë e zhvilluar sonte është mbyllur pa gola. 
Pavarësisht një presioni të madh të vendasve për ta gjetur golin dhe për ta vendosur veten në pozicion më komod për ndeshjen e dytë, mbrojtja gjilanase është mbajtur mirë dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Sidomos portieri i klubit kosovar, Smakiqi sonte ishte në natën e tij më të mirë.

Drita është treguar e rrezikshme në minutën e tetëdhjetë e gjashtë, por Dabiqaj ka gabuar nga afërsia.
Drita pas një jave në Prishtinë do të hyjë në fushë për një ndeshje ku të gjitha opsionet janë në lojë. 

Viktoria Plzen dhe Drita nuk shënojnë në pjesën e parë

Nuk ka pasur gola në pjesën e parë të ndeshjes Viktoria Plzen - Drita.

Takimi po zhvillohet në  "Doosan Arena Plzen" dhe përket te rrethi i dytë i Conference League. 
Skuadra vendase ka rrezikuar të kalojë në avantazh në minutën e njëzet e pestë me Ibrahim Traore, por gardiani Smakiqi ka qenë në vend. 
Rastin më të mirë Drita e ka pasur dhjetë minuta më herët, kur Muharrem Jashari ka gjuajtur mbi portë.

Deri në fund mbetet edhe një dyzet e pesë minutësh i plotë. 

Viktoria Plzen – Drita, formacionet

Viktoria Plzen dhe Drita takohen sonte për ndeshjen e parë në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Conference League. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.No description available.