ISW: Lukashenko mund të lidhë marrëveshje me grupin Wagner
BKT
Rajoni dhe Bota

ISW: Lukashenko mund të lidhë marrëveshje me grupin Wagner

Përgatiti: M.Miftari /RTKlive

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko, mund të lidhë kontratë me grupin mercenar Wagner, ku do të mund të shërbehej  si bazë për ushtrinë e Bjellorusisë.

Kështu vlerëson Instituti për Studime të Luftës (ISW) të SHBA-së.

Lukashenko tha të martën se do të kërkonte ta mbante Wagnerin në ushtrinë bjelloruse duke përdorur luftëtarët me përvojë të formacionit Wagner në mënyrë më aktive për të krijuar një ushtri me kontratë, njofton ISW, transmeton RTKlive.

Megjithatë, Lukashenko nuk dha detaje të mëtejshme se çfarë lloj ushtrie me kontratë do të ishte në praktikë.

ISW thotë se Bjellorusia, aktualisht, nuk ka një ushtri me kontratë ose një strukturë të këtij lloji.

Përveç kësaj, ISW thekson në vlerësimin e saj se Ministria ruse e Mbrojtjes vazhdon të mbajë udhëheqësin ushtarak, gjeneralin Valery Gerasimov, si komandant teatri në Ukrainë. ISW e mbështet pretendimin e saj në materialin e shpërndarë nga Ministria për Gerasimov, bëjnë të ditur mediet skandinave.

Gerasimov u zhduk nga publiku pas kryengritjes së Wagner-it gjatë fundjavës së verës, por që atëherë ai është parë disa herë në publik.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota