Anija ruse e lundrimit sulmohet me vezë dhe shishe në Gjeorgji
Përgatiti: M.Miftari /RTKlive
Kur anija ruse e lundrimit mbërriti në portin e Batumit në Gjeorgji, ata u pritën nga vendasit e zemëruar me vezë dhe shishe duke e bënë të qartë se rusët nuk janë të mirëpritur në qytetin e tyre.
Anija u detyrua të largohej.
Ishte të hënën që anija ruse e lundrimit ‘Astoria Grande’ do të ankorohej në qytetin port të Batumi, në Gjeorgji, por jo gjithçka shkoi siç ishte planifikuar.
Në port anija është pritur nga protestues të zemëruar, të cilët me ndihmën e vezëve, shisheve dhe dredhitë e dorës, bënë të qartë mesazhin: “Rusët nuk janë të mirëpritur këtu”, njoftojnë mediet e huaja, transmeton RTKlive.
Varka u ankorua në port dhe 800 pasagjerët zbritën dhe u futën në minibusë, të cilët u rrethuan nga protestuesit. Ata valëvitën flamujt e Gjeorgjisë, Ukrainës dhe BE-së dhe bërtisnin slogane kundër Vladimir Putinit.
Qeveria gjeorgjiane mirëpriti turistët rusë, por ky qëndrim ka çuar në pakënaqësi në mesin e popullatës. Shumë gjeorgjianë janë kundër luftës në Ukrainë. Një faktor që kontribuon në këtë është se rajoni gjeorgjian i Osetisë Jugore njihet si pjesë e Gjeorgjisë nga të gjitha vendet, përveç Rusisë dhe disa të tjerave.
Bëhet e ditur se për këtë ngjarje janë arrestuar 23 persona.























