Putin do ta vizitojë Turqinë
BKT
Rajoni dhe Bota

Putin do ta vizitojë Turqinë

Përgatiti: M.Miftari /RTKlive

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të vizitojë Turqinë. Ai do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Dy liderët thuhet se kanë folur në telefon dhe ranë dakord për vizitën, sipas agjencisë turke të lajmeve AA, transmeton RTKlive.

Turqia nuk dëshiron që marrëveshja e grurit të mbetet e pezulluar dhe për këtë arsye synon të shtojë përpjekjet e saj për të siguruar një marrëveshje të re.

Nga ana tjetër bëhet e ditur se Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër-arresti për Putinin, të cilin e kanë nënshkruar 123 vende, duke u angazhuar në këtë mënyrë për të arrestuar Putinin nëse ai shkel në ndonjë nga vendet.

Turqia nuk e ka nënshkruar urdhrin.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota