Rusia nis stërvitjet ushtarake në Detin Baltik
BKT
Rajoni dhe Bota

Rusia nis stërvitjet ushtarake në Detin Baltik

Përgatiti: M.Miftari /RTKlive

 Rusia fillon stërvitjen detare ruse e planifikuar të njohur si “Ocean Shield 2023”.

Stërvitja në Detin Baltik përfshin 30 anije luftarake dhe varka nga marina ruse, 20 anije mbështetëse dhe 30 avionë, bën të ditur  Ministria ruse të Mbrojtjes të mërkurën.

Gjithsej 6000 marinsa marrin pjesë në stërvitje.

Qëllimi është të testohen forcat e marinës dhe gatishmëria për të mbrojtur interesat kombëtare të Rusisë në një zonë të rëndësishme operacionale, sipas një deklarate të Ministrisë, njoftojnë mediet e huaja, transmeton RTKlive.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota