NATO: Bëjmë atë që është e nevojshme për sigurinë e territorit të Aleancës
BKT
Rajoni dhe Bota

NATO: Bëjmë atë që është e nevojshme për sigurinë e territorit të Aleancës

Përgatiti: M.Miftari /RTKlive

Dy helikopterë ushtarakë të Bjellorusisë kanë shkelur hapësirën ajrore polake. Ngjarja ka ndodhur të martën.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar NATO.

Në një përgjigje për të përditshmen suedeze Aftonbladet, NATO bën të ditur se është duke përcjellë për së afërmi situatën në kufijtë lindorë, për të siguruar territorin e shteteve aleate të NATO-s.

“NATO po përcjellë nga afër situatën përgjatë kufijve të saj lindorë, përfshirë incidentin e djeshëm, ku dy helikopterë ushtarakë bjellorusë kaluan për një kohë të shkurtër në hapësirën ajrore polake në lartësi të ulët. Ne jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet polake për këtë çështje dhe do të vazhdojmë të bëjmë atë që është e nevojshme për të siguruar që territori i Aleancës të mbetet i sigurt”, shkruan NATO në një email për Aftonbladet, transmeton RTKlive.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota