Papa Françesku viziton Portugalinë
Ardiana Gashi /RTK
Papa do të kryesojë një mbledhje të të rinjve nga e gjithë bota, duke pasur parasysh se ndryshimet që ai ka nisur në Kishën Katolike Romake do të varen prej tyre. Ai mbërriti sot në Portugali për të dhënë mesazhet e tij.
Papa Françesku, thellë në të 80-at, i lodhur nga sëmundja dhe i vetëdijshëm se aftësia e tij për të sjellë ndryshime të qëndrueshme në Kishën Katolike Romake po zbehet, mbërriti në Portugali të mërkurën për një takim njëjavor të të rinjve katolikë të botës, në duart e të cilëve do të prehet suksesi I vizionit të tij për një besim më të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.
"Në Lisbonë, unë do të doja të shihja një farë për të ardhmen e botës," tha Françesku, 86 vjeç, në komentet përmes videos drejtuar të rinjve përpara Ditës Botërore të Rinisë, të cilën ai e ndoqi për herë të parë në Brazil në fillimin e papatit të tij 10 vjet më parë.
Turneu pesë-ditor në Portugali është udhëtimi i 42-të i Papës jashtë shtetit dhe pritet të tërheqë rreth një milion njerëz nga më shumë se 200 vende, shumë prej tyre midis moshës 16 dhe 35 vjeç, me theks mbi pabarazinë dhe çështjet klimatike.
Në takim do të marrin pjesë gjithashtu më shumë se 700 peshkopë dhe 20 kardinalë, dhe vjen ndërsa Portugalia po përballet me një krizë shpërthyese të abuzimit seksual të klerikëve. Françesku po përgatitet gjithashtu për një takim të madh të peshkopëve të botës, dhe për herë të parë gra dhe laikë, për të trajtuar çështje përçarëse si roli i grave dhe L.G.B.T.Q.























